Kurti: Nuk kam hequr dorë na njohja në qendër nga Serbia, na presin diskutime të vështira në muajt në vazhdim

Kosovo's leader of Vetevendosje (Selfdetermination) movement Albin Kurti gestures as he speaks during an interview with AFP in Pristina on February 15, 2021. - The left-wing leader of Kosovo's election winners told AFP on February 15, 2021, he wants to reframe stalling talks with former war foe Serbia to put the two sides on more equal footing. The Balkan neighbours have been locked in long-running negotiations to resolve the disputes still poisoning their ties 20 years after they separated in war. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Kryeministri i vendit Albin Kurti pas takimit në Bruksel ka komentuar kritikat e subjekteve politike opozitare. Kurti ka thënë se nuk ka hequr dorë nga njohja në qendër nga Serbia.

Numri një i qeverisë poashtu tha se e presin takime e diskutime të vështira gjatë muajve në vazhdim.

“Nuk kemi hequr dorë nga asgjë dhe do të vazhdojmë për qytetarët e Kosovës. Na presin takime e diskutime të vështira në muajt në vazhdim. Jam i hapur për çdo raportim në Kuvendin e Kosovës”

Kryeministri derisa tha se nuk ka mundur ta publikojë planin franko-gjerman më herët për shkak se kjo ishte kërkesë e negociatorëve ftoi të gjithë që ta lexojnë e analizojnë atë pas publikimit.

Kurti ka thënë se palët ndërmjetësuese të dialogut janë të përkushtuar që gjatë muajit mars të ketë marrëveshje për propozimin në fjalë.

Megjithatë për shkak të vështirësive që mund të ketë ai tha së nuk mund të paragjykojë për marrëveshjen finale me Serbinë.