Kurti poston foto e video të reja nga Brukseli, tregon se kush u kujdes për sigurinë e delegacionit atje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar sërish fotografi e video nga vizita që pati në Bruksel.

Me anë të një postimi në Instagram, Kurti ka treguar see për sigurinë e delegacionit të Kosovës atje janë kujdesur forcat belge, shkruan lajmi.net.

Ai po ashtu ka thënë se ambasada e Kosovës në Bruksel është kujdesur për përgatitjet dhe mbarëvajtjen.

“Ambasada jonë në Bruksel është kujdesur për përgatitjet dhe mbarëvajtjen, ndërkaq forcat e policisë së Belgjikës janë kujdesuar për sigurinë e delegacionit tonë gjatë vizitës sonë dyditore atje. I falënderojmë e u jemi mirënjohës”, ka shkruar ai.