Kurti priti në takim presidentin e Bullgarisë, Radev

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Takimi do të mbahet i mbyllur për media, derisa mediet janë lejuar të marrin pamje në fillim të takimit.

Para takimit me Kurtin, Radev është takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ata kanë mbajtur një konferencë për media ku thanë se diskutuan për marrëdhëniet e mira mes shteteve dhe çështje të tjera.