Kurti ‘refuzon’ ndërmjetësimin e Erdogan

Albin Kurti e ka refuzuar ndihmën e presidentit turk Rexhep Tayiip Erdogan në lidhje me gatishmërinë e treguar nga ky I fundit për të ndërmjetësuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në deklaratën e bërë nga Kurti, nënvizohet fakti se dialogu zhvillohet në Bruksel. Në anën tjetër, ndihma e aleatëve është gjithmonë e mikpritur.

“Ata i kanë agjendat e tyre dhe ne Turqinë e kemi shtet mik dhe aleat. Turqia është shtet shumë i fuqishëm në NATO, por dialogu që zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – ku Kosova nuk është aty temë por palë – bëhet me ndërmjetësimin e Brukselit dhe ndihmohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nesër do të vijnë përfaqësuesit specialë nga Berlini dhe Parisi që do ta shoqërojnë ndërmjetësin Lajçak, por natyrisht që ndihma e të gjitha shteteve tona mike është e mirëseardhur”, deklaroi Kurti.

Mosardhjen e presidentit Erdogan, Kurti e justifikoi me Bosnjen, I cili konsiderohet vend më I rrezikuar se Kosova.

Kujtojmë se lideri turk vizitoi Bosnjen, Serbinë dhe Kroacinë.

Ndërkohë vetë Erdogan përshëndeti dy vendet për marrëveshjen e letërnjoftimeve, duke uruar arritjen e të tjera marrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë.

“Jemi shumë të kënaqur që është arritur një marrëveshje për çështjen e kalimit me letërnjoftim të kufirit. Urojmë që të arrihet një marrëveshje sa më shpejt për çështje të tjera problematike, posaçërisht për çështjen e targave”, theksoi Erdogan.