Kurti viziton në QKUK policin e plagosur në veri

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka njoftuar se operacioni i heqjes së predhës nga kraharori i policit të plagosur në veri, është kryer me sukses.

Kurti gjatë vizitës në klinikën Kirurgjike të QKUK-së, ka takuar edhe familjen e këtij të fundit, teksa ka shtuar se polici i plagosur do të lirohet sot nga spitali.

“Operacioni i heqjes së predhës nga krahërori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit. Gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së takova edhe familjen e Albanit e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit. Polici i plagosur Alban Rashiti do të lirohet sot nga spitali”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Njëherit, kryeministri ka bërë të ditur se në ora 10:00 do të mbajnë mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.