Kush është gjysmënjeri? – VIDEO

Hoxhë Halil Avdulli

Të drejtat (që na takojnë) dhe obiligimet (që duhet t’i kryejmë) janë binjakë të pandashëm, nuk ka ndarje mes tyre dhe çdo defekt në njërën prej tyre ndikon negativisht në tjetren.
Ne shohim në disa shtete që detyrat dhe obligimet shkojnë bashkë, pse? Për shkak se në atë moment që njeriut i sigurohen dhe garantohën të drejtat, automatikisht ato japin atij forcë dhe vullnet për t‘i kryer dëtyrat.
Ne përballemi me tre ekuacione sociale:
Kur kemi vullnet në kryerjen e detyrave para se të kërkohen të drejtat.
Kur kryerja e obligimeve dhe realizimi i të drejtave është i barabart.
Kur kërkohen të drejtat por nuk kryhen obligimet.
Transmeton Muadh ibn Xhebeli, se Pejgamberi a.s. i kishte thënë:
“O Muadh, a e di se çfarë haku ka Allahu ndaj robërve të Tij dhe çfarë haku kanë robërit e Allahut ndaj Allahut?”
” I thashë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.”
” Tha: “Haku i Allahut ndaj robërve të Tij është që ta adhurojnë Atë dhe mos t’i bëjnë shirk Atij, kurse haku i robërve ndaj Allahut është që mos ta dënojë asnjërin prej atyre që nuk i kanë bërë shirk Allahut.”

Hoxhë Halil Avdulli