Kush “hy” në Islam për pazare, mund të dal prej tij poashtu për pazare

Prof. Driton Arifi

Kur Ebu Sufjani ende ishte politeist-jobesimtar dhe nuk e kishte besuar ende Muhamedin a.s., u takua me Herakliun pra me Flavius Heraclius Augustus-Perandorin romak. Perandori filloi ta pyeste atë për Muhamedin a.s. dhe i tha:
“Nëse dikush ka hyrë në fenë e Muhamedit, a mund të ndodhë të dalë prej saj duke e urrejtur atë fe”.? Ai tha: Jo, asnjëherë nuk ndodhë kjo gjë.
Herakliu tha: ”Kështu është çështja e besimit kur të hyjë në loçkë të zemrës”(s’ka mundësi të dalë prej saj).
Ebu Sufjani ishte politeist ndërsa Hekaliu perandor romak-i krishterë, të dy e pranuan faktin se kush ka hyrë në Islam me bindje nuk mund të dal kurrë prej kësaj feje..
Eh po, të tjerët që “hyjnë” në Islam për pazare, sigurisht se edhe do të dalin prej tij për pazare.

Nga: Prof. Driton Arifi