Ballina Artikuj Kush ishte Pjetër Bogdani?

Kush ishte Pjetër Bogdani?

Dr. Rijad Imeri
Ka një polemikë të gjerë në mes studiuesve shqiptarë dhe atyre sllavë, e sidomos atyre bullagarë për identitetin e Pjetër Bogdanit.
Studiuesit shqiptarë e paraqesin atë si një shqiptarë të lindur në Gur të Hasit të Prizrenit nga babai Tade Bogdani, përderisa në literaturën bullgare paraqitet si një pjestar i familjes bakshevi i lindur në një fshat i quajtur Çiprovci, emri lindjes ishte Bogdan, kurse emri misionar ishte Pjetër.
Ai gjithashtu konsiderohet si Kryepeshkop katolik bullgar, françeskan, por ajo që bie në sy është, se ai trajtohet si një nga themeluesit e parë të nacionalizmit bullgar në shekullin e 17, e sidomos me veprën e tij “Historia e Bullgarisë” një dorëshkrim i tij i cili u publikua pas vdekjes së tij, ku edhe qytetin e Ohrit e paraqet si qytet që i takon Bullgarisë.
Po ashtu ai ishte i pari që krijoi stemën e Bullgarisë – një luan në këmbë që shkel një gjysmëhënë turke.
Kishte një zgjuarsi në njohjen e gjuhëve, si latinisht, italisht, shqip, greqisht, kroatisht, serbisht, rusisht, vllahisht dhe turqisht.
Të gjithë studiuesit me gjithë divergjencat e tyre, pajtohen në tri pika:
– Studimi i tij në Itali
– Postet e tija kishtare në ballkan
– Lëvizjet e tij aktive në ballkan dhe organizimi i kryengritjes ballkanike kundër Perandorisë Osmane.
Për vdekjen e tij, kemi tri versione:
– Ai vdiq nga murtaja
– Ai u kap nga ushtarët osman në Prishtinë, u mbyt dhe trupi i tij u coptua dhe iu hodh qenve.
– Ai vdiq në fshatin e tij të lindjes Çiprov (Bullgari) dhe u varros po aty në kishën e Shën Mërisë të cilën vet e ndërtoi dhe e bekoi.
Ajo që e bën më kompleks studimin është se në veprën e tij “Çeta e Profetëve” në gjuhën latine e quan veten si Pjetër Bogdan Maqedoni (shih. Foton), poashtu si rojtar i mbretërisë së Serbisë, dhe ajo që është më interesante se emri/mbiemri i tij “Bogdani” në shqip nuk ka asnjë kuptim, kurse në gjuhën sllave e ka kuptimin “Dhuratë e Zotit”!
Po ashtu nga ativiteti i tij politik shihet se:
Pjetër Bogdani e mbeshteste pa rezervë koalicionin antiosman të Polonisë, Venedikut, Rusisë dhe Austrisë, i cili u bashkua në Lidhjen e Shenjtë dhe në vitin 1686 nisi një ofensivë të gjerë në Ballkan, çoi në shpërthimin e tre kryengritjeve në tokat bullgare – Kryengritja e Dytë e Tërnovës e vitit 1686, Kryengritja e Çiprovcit e vitit 1688 dhe Kryengritja e Karposhit e vitit 1689.
Dhe nga këtu, nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë marrë më shumë se një identitet, vetëm e vetëm që kryengritja ballkanike të ketë sukses, e këtë e lehtësonte njohja e tij e gjuhëve ballkanike.
Po ashtu, libri i tij “Çeta e Profetëve” ku e shprazë mllefin e tij kundër muslimanëve dhe Perandorisë Osmane, mund të ishte prapagandë në shumë gjuhë ballkanike, por në Itali u shtyp në gjuhën shqipe dhe italishte.
Si do që të jetë, rreth identitetit të tij kontravers, duhet të aktivizohen studiuesit, të hapen arkivat e vendeve të ndryshme dhe në formë objektive të hidhet në dritë e vërteta, duke i tejkaluar margjinat e nacionalizmit.
Ps:
Ngritja e herojve të dyshimtë, nuk llogaritet ndryshe vetëmse si varfëri ideologjike e një populli.

Dr. Rijad Imeri