Ballina Lajmet Kosovë Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët nga e hëna deri të mërkurën

Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët nga e hëna deri të mërkurën

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të hapë dyert për bashkatdhetarët edhe këtë vit, në kuadër të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

Ata do të kenë mundësi që nga sot, 10 gusht, deri të mërkurën, 12 gusht 2026, ta vizitojnë Kuvendin.

Gjatë këtyre tri ditëve,sipas njoftimit për media, dyert e Kuvendit do të jenë të hapura për bashkatdhetarët që ndodhen në Kosovë nga ora 12:00 deri në 16:00.