Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë Kuvendin e jashtëzakonshëm të saj, ku në rend dite është shkarkimi i kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku, më 30 korrik.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga LDK.
Thirrja e Kuvendit është bërë nga Abdixhiku pas konstatimit se është përmbushur kriteri statutar prej së paku një të tretës (1/3) të delegatëve të Kuvendit, të nevojshëm për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm.
“Në funksion të garantimit të rregullsisë, ligjshmërisë dhe integritetit të procesit, Sekretariati i Përgjithshëm i LDK-së ka kryer verifikimin e të gjitha nënshkrimeve të dorëzuara, në përputhje me dispozitat e Statutit. Nga ky proces është konstatuar se është përmbushur kriteri statutar prej së paku një të tretës (1/3) të delegatëve të Kuvendit, të nevojshëm për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm. Në zbatim të detyrimeve statutare dhe pa asnjë vonesë pas përfundimit të procesit të verifikimit, Kryetari i LDK-së ka vendosur që Kuvendi i Jashtëzakonshëm të mbahet të enjten, më 30 korrik 2026, me fillim nga ora 18:00”, thuhet në njoftim.
Nismë për shkarkimin e Abdixhikut ka ardhur pas kërkesës së disa degëve përfshirë atë Pejës e Lipjanit dhe disa degëve.
Kjo sipas nismëtarëve është bërë për shkak të rezultatit të 7 qershorit të treguar nga kjo parti.
LDK doli e treta në zgjedhjet e 7 qershorit me 18 ulëse të fituara në Kuvendin e Kosovës.








