Kuzhinieri i njohur turk Burak Özdemir përgatit ushqim për fëmijët në një vendbanim tendash në Idlib

Kuzhinieri i mirënjohur turk Burak Özdemir, i njohur si CZN Burak, gjatë një vizite në provincën e Idlibit në veriperëndim të Sirisë ka shpërndarë ndihma për familjet e viktimave të luftës , ndërsa ka përgatitur ushqime të shijshme për fëmijët, raporton Anadolu Agency (AA).

Kuzhinieri me famë botërore vizitoi vendbanimin e tendave “Kefer Maseh” në Bateb në provincën e Idlibit, ku ndodhen civilët e zhvendosur nga veriu i Sirisë.

Gjatë vizitës së Özdemir-it, familjeve të shumta u shpërndanë qymyr, batanije, rroba dimërore dhe këpucë.

Gjatë vizitës, të koordinuar nga fondacioni humanitar IHH, Özdemir u shpërndau fëmijëve lodra dhe më pas përgatiti ushqim në furrë për fëmijët që jetonin në kampin e tendës.

Ky kuzhinier ndiqet në rrjetet sociale nga miliona njerëz nga e gjithë bota. /aa