Ky është koleksioni mbresëlënës i veturave të Benzemas

Futbollisti i Real Madridit, Karim Benzema, mburret me një koleksion veturash nga garazhi i tij.

Futbollistët e famshëm dhe veturat e shtrenjta janë një kombinim që duket i pashmangshëm dhe këtij luksi nuk i ka rezistuar dot sulmuesi francez, sigurisht një nga futbollistët më të mirë në planet për momentin.

33-vjeçari francez prezantoi publikisht koleksionin e tij të veturave përmes një videoje në kanalin YouTube.

Benzema bëri përpjekje që prezantimi i veturave të dukej si në një emision televiziv dhe përdori kamera moderne, një dron dhe pajisje të tjera të ngjashme.

Benzema zotëron, ndër të tjera, Bugatti, Mini Cooper, BMW, Audi.