Ky është lojtari i ndeshjes Kroaci – Angli

Ivan Perishiq është përzgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes gjysmëfinales Kroaci – Angli.

Kroacia fitoi 2 me 1 pas vazhdimeve duke përmbysur rezultatin.

Perishiq dhe Manxhukiq shënuan golat për kroatët. Perishiqi asistoi në golin e Manxhukiqit duke qenë lideri i kroatëve të mërkurën,njofton koha.net.

Kroacia në finale të Botërorit takohet me Francën të dielën.