Ky Golf ka më shumë fuqi se një Lambo (VIDEO)

Të kesh fuqi të madhe duke qenë një model i profilit të ulët është një recetë që të gjithë e duan.

Ky “Golf” e ka çuar këtë synim në një tjetër nivel. Ai prodhon 740 kuaj-fuqi për katër rrotat e tij, në të cilat dërgohet përmes boshtit prej shtatë shpejtësive.

HPA ia doli që ta arrijë këtë fuqi duke e vendosur një motor 3.6-litërsh V6 nga Passat R36, i cili ka dy turbombushës hibrid.