La Liga e uron Muriqin për ditëlindjen e 29-të

Futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi, sot, feston ditëlindjen e 29-të.

E ditëlindjen e sulmuesit të Mallorcas nuk e ka harruar La Liga, duke e uruar me një nga golat që ka shënuar në elitën e futbollit spanjoll.

“Këtë ditë do ta kujtoni gjithmonë si ditëlindjen e Vedat Muriqit”, ka shkruar La Liga.

Muriqi në këtë sezon ka zhvilluar 29 paraqitje, teksa ka shënuar 13 gola dhe tri asistime.