Laila Anuar al-Ghandour, një vajzë e vogël tetë muajshe, vdiq nga sulmi me gaz lotsjellës, thotë Ministria e Shëndetësisë e Gazës, duke theksuar zemërimin ndërkombëtar mbi vrasjet e 60 palestinezëve të cilët u bashkuan në një protestë masive kundër hapjes së ambasadës amerikane në Jeruzalem.
Laila ishte viktima më e re e demonstratave të së hënës, të cilat shënuan 70 vjetorin e “Nakbas” ose të Katastrofës, ditën kur shteti i Izraelit u themelua më 15 maj 1948, duke dëbuar qindra mijëra Palestinezë nga shtëpitë e tyre.
![Laila is the youngest fatality of the deadly demonstrations in Gaza on Monday [Reuters]](https://i0.wp.com/www.aljazeera.com/mritems/imagecache/mbdxxlarge/mritems/Images/2018/5/15/f52f099fd1cf4dfa8878af3a0f6783f3_18.jpg?w=696&ssl=1)
Sipas Rrjetit të Palestinës për Dialog, Laila dhe familja al-Ghandour janë banorë të rrethit al-Shati, të njohur gjithashtu si Kampi i Plazhit, në Gaza perëndimore.
Të martën, grupi i aktivistëve postoi imazhet e familjes al-Ghandour duke i dhënë lamtumirën Lailës.
Të paktën tetë palestinezë nën moshën 18 vjeçare ishin midis të vdekurve në protestë të hënën.
Të martën, Talal Adel, një 16-vjeçar, vdiq pasi mbeti plagosur rëndë të hënën. /MESAZHI/






