Lajçak: Ka disa opsione për çështjen e reciprocitetit

Pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe, emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se ka disa opsione në tavolinë sa i përket vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë për targa dhe dokumente.

 

I pyetur se a janë ato opsione të mira, ai është shprehur se “Do ta shohim së shpejti”, pasi sipas tij, të njëjtat duhet të diskutohen edhe në Beograd, shkruan teve1.info

Përveç Lajçakut, në këtë takim të pranishëm ishin edhe me emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Bëhet e ditur se ky takim ka zgjatur rreth dy orë.

Ndryshe, Escobar dhe Lajçak të mërkurën kanë zhvilluar takime me krerët e institucioneve të Kosovës, kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten, Vjosa Osmani.

Krejt këto takime vijnë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit me letërnjoftime me Serbinë. /teve1