Lajçak nesër në Prishtinë

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nesër do të vijë në Prishtinë, në një vizitë të paparalajmëruar më parë për media.

Indeksonline mëson ekskluzivisht se Lajçak do të ketë takime me përfaqësuesit e institucioneve kosovare, por askush nga zyra e tij dhe zyrtarët kosovarë në Prishtinë nuk i kanë konfirmuar arsyet e vizitës.