Nikola Kalinic po i sjell problem ekipit të Milanit.
Milan ka marrë një lajm të keq pak ditë para derbit të qytetit me Interin.
Mediat italiane raportojnë se sulmuesi Nikola Kalinic vazhdon të stërvitet i vetëm dhe jo me ekipin.
Kalinic vuan nga një lëndim i pësuar në humbjen nga Roma në xhiron e shkuar në Serie A, përcjell “lajmi.net”.
Andaj, ai mbetet në dyshim për të luajtur në derbin ndaj “Nerazzurrëve”, të dielën.
Në mungesë të tij nga minuta e parë mund të luajë talenti i ri, Patrick Cutrone.