Lajmet për një Bitcoin ETF dërgojnë vlerën e kriptomonedhës në pikën më të lartë të 18 muajve të fundit

Forcimi i kriptomonedhave erdhi pas spekulimeve se një ETF (Exchange-traded fund) për Bitcoin është pranë. Një ETF do ti jepte qasje kujtdo në Bitcoin përmes tregut të aksioneve.

Kriptomonedhat vijuan të shënojnë rritje në ditën e parë të kësaj jave me Bitcoin i cili u ngjit në nivelin më të lartë të 18 muajve të fundit.

Çmimi i Bitcoin u rrit me 6 përqind në 35,198 dollarë, niveli më i lartë që prej muajit Maj 2022. Ditën e Marte ishte 10 përqind më lart sesa një vit më parë ndërsa në 2023 çmimi është thuajse dyfishuar.

Forcimi i kriptomonedhave erdhi pas spekulimeve se një ETF (Exchange-traded fund) për Bitcoin është pranë. Një ETF do ti jepte qasje kujtdo në Bitcoin përmes tregut të aksioneve.

Disa gjigantë investimesh, një ndër BlackRock, po presin aprovimet e fondeve të tyre të bitcoin pranë autoriteteve Amerikane. Shpresat për aprovimin e tyre, në veçantë të ETF-së së BlackRock, bëri që vlera e kriptomonedhave javën e kaluar të ishte në ekspansion.

Që prej muaji të kaluar pasi një vendim gjykate tha se Komisioni Amerikan i Bursave dhe Letrave Vlerë kishte vepruar gabim që ka refuzuar një aplikim ETF nga Grayscale Investments.

Deri më sot nuk është aprovuar asnjë ETF Bitcoin. Kjo e fundit funksionon njëlloj si çdo ETF tjetër. Investitorët blejnë aksione në ETF përmes çdo lloj brokerimi që blejnë aksione dhe më pas mund ti tregtojnë në të njëjtën mënyrë siç tregtohen aksionet e Apple dhe Tesla.

Pse ekziston nevoja për një ETF Bitcoin?

Pse investitorët nuk blejnë drejtpërdrejtë Bitcoin? Për shumicën prej tyre Bitcoin dhe kriptoasetet konsiderohen një investim me risk të lartë.

Përveçse nuk janë të rregulluara me ligj, të kesh Bitcoin lind nevoja për një portofol Bitcoin si dhe duhet tu besosh bursave kripto të cilat edhe sot janë të cilat janë ende një territor i paeksploruar për njerëzit që nuk e njohin hapësirën dhe kërkojnë një nivel të caktuar vetë-edukimi.

Me një ETF Bitcoin, investitorët nuk kanë pse të shqetësohen për çelësa privatë, hapësirë e as siguri. Ata kanë aksione në ETF njëlloj si aksionet në kompani të ndryshme dhe mund të fitojnë qasje në tregut e kriptomonedhave pa pasur nevojë të blejnë apo ruajnë kripto.

Jo vetëm që është një opsion mjaft i volitshëm për shumicën e njerëzve, por në të njëjtën kohë për investitorët e sofistikuar institucionalë. Për këtë arsye disa kompani si BlackRock, Fidelity apo Gemini kanë aplikuar pranë autoriteteve Amerikane për një ETF Bitcoin.