Lamtumirë PSG, transferohet te Barcelona?

Adrien Rabiot mund të joshet nga oferta e Barcelonës duke u larguar nga Parc des Princes.
Adrien Rabiot është objektiv i Barcelonës. “Mundo Deportivo” shkruan se mesfushori francez ka zgjuar interesim nga klubi katalan, për afatin kalimtar të verës.

“Blaugrana” ishin munduar ta përfshijnë transferimin e Rabiot në marrëveshjen për shitjen e Neymarit në Paris Saint-Germain.

Por, pas dështimit për blerjen e tij një vit më parë, klubi nga Camp Nou sërish ka shfaqur interesim për angazhimin e Rabiot, përcjell “lajmi.net”.

Rabiot mund të joshet nga oferta e Barcelonës duke u larguar nga Parc des Princes, gjatë afatit kalimtar të verës.