Lamtumirë Salah, Liverpool transferon Dybalan?

Mohamed Salah mund të zëvendësohet nga Paulo Dybala te skuadra e Liverpoolit.

Mohamed Salah mund të largohet nga Liverpool, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sulmuesi egjiptian ka qenë futbollisti më i mirë i “Reds”, gjatë këtij stinori.

Por, interesimi nga Real Madrid ka bërë që Liverpool të rrezikojë të mbetet pa Salah, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

“Tuttomercatoweb” shkruan se në rast të shitjes së Salah, Liverpool ka identifikuar pasardhësin e tij.

“Reds” do të kërkojnë sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala.