Las Palmasi befason Atleticon

Atletico Madridi i ka dhënë fund serisë prej pesë fitoreve rresht në La Liga. Skuadra e Diego Simeones ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të xhiros së 11-të në Spanjë. Atletico është mposhtur të premten mbrëma në udhëtim nga skuadra e Las Palmasit me rezultatin 2:1.

Të tre golat e këtij takimit u shënuan në pjesën e dytë.

Fillimisht, Las Palmasi shënoi dy herë. Në minutën e 51-të, mesfushori Kirian zhbllokoi rezultatin, përpara Benitezo Ramirez në minutën e 75-të ta dyfishojë epërsinë.

Krejt çka arriti Atletico deri në fund të ndeshjes, ishte ta shënojë golin e nderit me anë të Alvaro Moratas në minutën e 83-të.

Me këtë humbje, Atletico mbetet i tretë në tabelë me 25 pikë, ndërsa Las Palmasi është ngritur në kuotën e 17 pikëve.