Lavrovi thotë se Perëndimi është përfshirë në luftën e Ukrainës

Ministri i jashtëm rus ka akuzuar Perëndimin për përfshirje direkt në luftën në Ukrainë, duke e furnizuar atë me armë dhe duke stërvitur ushtarët e saj.

Sergey Lavrov ka thënë se sulmet e Rusisë në qendrat energjetike që kanë lënë pa energji elektrike miliona njerëz kanë për qëllim që ta dobësojnë potencialin ushtarak të Ukrainës dhe të pengojnë furnizimin e saj me armët perëndimore.

Ai ka thënë se ushtarët ukrainas janë duke u stërvitur në territoret e Britanisë, Gjermanisë dhe Italisë. Lavrov ka thënë se qendrat energjetike janë duke u sulmuar për t’ia pamundësuar Ukrainës që t’i marrë armët perëndimore me të cilat po i vret rusët.

Megjithatë, ministri rus i Punëve të Jashtme ka thënë se Moska mbetet e hapur për bisedime që do t’i jepnin fund konfliktit.

Sipas tij, Rusia kurrë nuk ka kërkuar bisedime, por është e gatshme të dëgjojë ata që janë të interesuar në arritjen e një marrëveshjeje.