Lazio huazon Pellegrinin nga Juventusi

Lazio ka njoftuar se ka kompletuar huazimin e Luca Pellegrinit nga skuadra e Juventusit. Lazio ka opsionin e blerjes së kartonit të italianit pas përfundimit të sezonit aktual.

Pellegrini 23-vjeçar luan si mbrojtës i krahut të majtë, ndërsa me Juventusin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Ai në gjashtë muajt e parë të sezonit aktual luajti për Eintracht Franfurtin.

Në Bundesligë luajti nëntë ndeshje, ndërsa katër ndeshje i pati edhe në Ligën e Kampionëve.