Le Penn: Do ta nxjerrë Francën nga BE-ja

Liderja franceze e ekstremit të djathtë dhe kandidatja presidenciale Marine Le Pen tha të enjten se nëse ajo fiton zgjedhjet, do të bëjë thirrje për një referendum për “Frexit” për të lënë Bashkimin Evropian, në mënyrë që t’i japë kontroll vendit mbi monedhën e vet, borxhin dhe politikën tregtare.
Duke paraqitur politikën e saj ekonomike në Paris, Le Pen tha se misioni i saj i parë “është që të kthej vetëbesimin e popullit francez dhe pushtetin e tyre mbi ekonominë e vendit.”
“Kjo është arsyeja pse unë do të ndjekë një politikë të pavarësisë ekonomike,” tha udhëheqësjs e Frontit Kombëtar, duke shtuar se është koha për të ndaluar atë që ajo e quajti “globalizim naiv.”
Ajo argumentoi se Euro është “aq e shtrenjtë” për Francën, Italinë … por e lirë dhe e dobishme për Gjermaninë. Le Penn deklaroi se sovraniteti i Francës është në rrezik sepse 65 për qind e borxhit të qeverisë franceze mbahet jashtë vendit.
“Në këto kushte ne kemi nevojë për një ndarje miqësore,” argumentoi ajo.
“Kjo është arsyeja pse ne zotohemi për negocimin e përgjithshëm të traktatit europian për të gjetur sovranitetin tonë, dhe pastaj do të mbajmë një referendum mbi Frexit”, këmbënguli Le Pen.
Një sondazh i kryer në Francë tregoi se kandidati i pavarur dhe centrist Emmanuel Macron ndodhë që do ta mundë Le Pen në raundin e dytë me 63 për qind të votave.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale është caktuar për 23 prill, dhe balotazhi më 7 maj. /MESAZHI/