LED, QLED dhe OLED: Ku ndryshojnë teknologjitë e ekraneve të televizorëve?

Mbase keni dëgjuar terma si LED, OLED apo QLED. Por çfarë nënkuptojnë? Cila janë diferencat mes njëri-tjetrit?

Nëse po kërkoni të blini një televizor apo vizituar një dyqan, me shumë gjasa keni parë dhjetëra opsione të ndryshme. Për ti diferencuar nga njëri-tjetri, shumë prodhues televizorësh vendosin në produktet e tyre teknologjitë që fshihen pas.

Mbase keni dëgjuar terma si LED, OLED apo QLED. Por çfarë nënkuptojnë? Cila janë diferencat mes njëri-tjetrit?

Televizorët LED

Një televizor LED funksionon mbi të njëjtin princip që funksionon një televizor LCD. Është një panel i rrafshët me disa shtresa që kontrollojnë dritën dhe ngjyrën.

Shtresa më e thellë është ajo që jep dritën duke ndriçuar ekranin që ju të shikoni imazhin. Në vend që përdorim të dritës floreshente apo llojeve të tjera, këto televizorë përdorin LED.

Që televizori të prodhojë një imazh, një shtresë kristali të lëngshëm gjendet përpara dritës së pasme. Përdor një rrymë elektrike për të ndryshuar këndin e dritës që kalon përmes. Kur kënd i dritës ndryshon, ndërvepron me shtresën e polarizuar në krye duke reduktuan sasinë e dritës që del në ekran.

Një shtresë ngjyre bën që televizori të ofrojë imazhe me ngjyra. Kur kristali i lëngshëm ndryshon sasinë e dritës që godet çdo piksel, bën që televizori të ofrojë ngjyra të sakta.

Ka diferenca mes LCD dhe LED por në tërësi dy pajisjet funksionojnë njëlloj.

QLED

Kjo teknologji fillon mbi të njëjtin princip si ajo LED, me një dritë të pasme, në shtresë kristalesh të lëngshme dhe shtresën e ngjyrave. Por televizorët QLED nuk përdorin dritën e pasme LED. Kjo sepse dritat e bardha LED nuk ofrojnë një ngjyrë të bardhë perfektë. Zakonisht vijat e bardha LED kanë një nuancë.

Për të rregulluar këtë problem, Samsung ka përdorur një dritë të pasme blu dhe vendosur një shtresë quantum dot mes dritës së pasme dhe shtresës LED. Shtresa quantum dot merr dritën blue të emetuar nga drita e pasme LED dhe e konverton atë në ngjyrë të kuqe dhe jeshile.

Shtresa quantum dot konverton ngjyrat e kuqe dhe jeshile plus dritën e pasme blu për ti kombinuar dhe ofruar dritën e bardhë perfektë. Kështu televizorët QLED ofrojnë dritën e bardhë më perfekte dhe ngjyrat si rezultat janë më të sakta krahasuar me një televizor LED.

OLED

Në princip televizorët OLED janë të njëjtë me ato LED sepse përdorin pikselët me ngjyrë për të prodhuar imazh në ekran. Por në vend të një drite të pasme për të parë imazhin, vetë pikselët prodhojnë dritë tek ekranet OLED.

Duke hequr dritën e pasme LED, televizorët OLED jo vetëm që janë më të hollë por edhe më efikas në konsumin e energjisë krahasuar me LED dhe QLED.

Arsyeja sepse televizorët OLED ndriçojnë vetë pikselët që duhet të tregojnë një imazh. Nëse një hapësirë në ekran ka sfond apo ngjyrë të zezë, pikselët nuk ndizen fare.

Nga ana tjetër televizorët OLED kanë raporte kontrasti të pafundme sepse një hapësirë e zezë nuk prodhon dritë.

Pavarësisht saktësisë së ngjyrave dhe kontrastit, televizorët OLED nuk kanë shkëlqimin e lartë të televizorëve LED dhe QLED.

Gjithashtu rrezikohen nga djegia e imazhi ku ekrani OLED mban një imazh statik edhe kur nuk është aty. Ky problem shfaqet me kalimin e kohës dhe nga përdorimi i gjatë.

Edhe pse shumica e prodhuesve janë përpjekur ta shmangin këtë fenomen, shumica nuk ofrojnë garanci për djegien e imazhit.

LED, QLED ose OLED: Cili është më i miri?

Edhe pse shumë thonë se QLED dhe OLED janë teknologjia më e mirë e ekranit, në të vërtetë nuk ka një përgjigje të thjeshtë të kësaj pyetjeje. Sepse çdo teknologji ka avantazhet dhe disavantazhet e saj.

Nëse jeni në një buxhet të ulët, atëherë duhet të qëndroni me televizorë LED. Ndërkaq QLED ofron më të mirën e dy botëve. Janë më pak të kushtueshëm se televizorët OLED por kanë saktësi më të lartë ngjyrash të LED. Madje kanë edhe shkëlqimin më të lartë mes dy teknologjive.

Ende televizorët OLED janë standardi i artë i industrisë në ngjyrë dhe cilësi. /PCWorld Albanian