Legalizohet kanabisi terapeutik në Britaninë e Madhe

ATSH-AFP/ – Kanabisi terapeutik do të legalizohet në Britaninë e Madhe me përshkrimin e mjekut duke filluar nga vjeshta e këtij viti, njoftoi sot ministri i Brendshëm britanik, Sajid Javid.

Ministri i Brendshëm deklaroi me anë të një komunikate për shtyp se ky veprim do t’i vinte në ndihmë pacientëve me nevoja mjekësore specifike, por nuk është aspak hapi i parë drejt legalizimit të kanabisit rekreativ.