Lëmosha më e mirë dhe më e vlefshme

Sa’d b. Ubade shkoi tek i Dërguari i Allahut (a.s) dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Nëna ime ka vdekur, a mund të jap lëmoshë në emër të saj?”
I Dërguari i Allahut (a.s) tha: “Po”.
Sa’di: “Cila lëmoshë është më e mirë dhe më e vlefshme?”
I Dërguari i Allahut (a.s.) tha: “Është të plotësosh nevojat për ujë të njerëzve dhe kafshëve”.
Pas kësaj, Sa’di ndërtoi një pus në Medine, i cili u shërbeu njerëzve për një kohë të gjatë.

MIQT E MI: Në këto ditë të nxehta mos harroni të vendosni enë me ujë nëpër oborre ose ballkone në mënyrë që kafshët dhe shpezët të kenë mundësi të pijnë ujë. Këtë mund t’a bëni dhe me nijet për lëmoshë njësoj sikur Sa’d bin Ubade që bëri.

Nga: Hoxhë Senad Maku