Letër e hapur për Milorad Dodik – nga Mustafa Ceriq

Mustafa Ceriq

Mustafa Ceriq, reisu-l-ulema (1993 – 2012)
I dashuri im Millorad 😜kur fol për fenë mend të hikin nëpër dritare:))
Sot përsëri, i pa provokuar, kërceve nga pantallonat e tua të zakonshme dhe kërceve direkt në një pus të thellë budallakie.
Ti thua: “Le të konvertohen myslimanët në fenë e mëparshme dhe gjithçka do të zgjidhet.”
Si mund t’ju përgjigjem pa ofenduar as besimin e vërtetë dhe as logjikën e shëndoshë?
Do të doja shumë të të dërgoja një buqetë me kunguj të kalbur – për të të kujtuar se si duket logjika jote kur ajo shprehet para botës.
Ne, Milorad, nuk jemi turistë fetarë, si ti që shëtit nëpër kafenetë e Beogradit duke kërkuar vetërespektin e humbur.
Besimi ynë ishte këtu përpara demagogjisë suaj, përpara urrejtjes suaj dhe përpara nevojës suaj të dëshpëruar për të fshehur frikën tuaj pas sloganeve boshe.
Ti flet për besimin “që nga përpara”.
Dhe a e di ti çfarë është besimi, o fatkeq?
Për ty, feja është tregti – ti blen pak “Ortodoksizëm”, e mbështjell me “Serbizëm”, e bon “Serbinë e Madhe” dhe e shet në tregun e gënjeshtrave politike.
“Por kini kujdes – Islami ynë nuk është në shitje. Bosnja jonë nuk është në shitje.
Nderi ynë nuk është në tregun tuaj.”
“Zgjidhja” juaj politike është një logjikë e sëmurë që do të trajtohej në psikiatri si një rast i rëndë i një sëmundjeje autoimune:
trupi e urren organizmin e vet, kështu që përpiqet ta shkatërrojë atë.
Ti e urren Bosnjën Milorad, sepse e di që akoma nuk je i ritur të përballesh me të.
I urren myslimanët sepse e di që edhe nëse e rrokullisesh tri herë, nuk do ta kesh kurrë atë që kemi ne: një shpirt që nuk është në shitje.
Kur thua se “Bosnja nuk ka shanse” – faleminderit që e the këtë!
Nëse Milorad Dodik do t’i jepte Bosnjës një shans, do të ishte sikur t’i ofronte një deleje mundësinë për të shkruar kushtetutën.
Sa më shumë që nuk beson te Bosnja, aq më e sigurt është Bosnja se do të ketë një të ardhme.
Dhe e dini çfarë?
Ti nuk je problemi ynë. Ti je dëshmia jonë.
Dëshmi se budallallëku njerëzor është i pashkatëruar.
Dëshmi se as pushteti, as paratë, as patriotizmi i rremë nuk mund ta shpëtojnë një shpirt që është fundosur shumë kohë më parë.
Unë, Efendi Ceriq, të them ty dhe të gjithëve si ty:

  • Ne do të mbetemi myslimanë siç ishim. Boshnjak ashtu siç kemi lindur. Njerëz që Zoti na krijoi të jemi.
    Dhe ju, që do të donit të na “orjentoni”, “zgjidhnit” dhe “shfuqizonit” – do të shkruheshit në histori si një shënim i fusnotës, nën titullin:
    “Si dështon kur e urren atë që nuk mund ta fitosh.”
    Rroftë Bosnja!
    Rroftë të gjithë popujt e saj të lirë!
    Dhe ty, Milorad, udhëtim të mbarë atje ku të takon vendi – në fund te plehrave politike.

    Effendi Ceric

    Nga: Hoxhë Osman Musliu