Letër publike nga Prof. Adnan Simnica

Prof. Adnan Simnica

Derisa nuk lihen kompetentët të vendosin për çështjet përkatëse të të gjitha fushave, atëherë ndodhin gabime, madje edhe neveri.

Kjo vlen për të gjitha aspektet, si; feja, arsimi, shëndetësia, ekonomia etj, sepse shprehja e opinioneve gjykuese në emër të “lirisë së shprehjes” pa pasur fare dituri për to, përbën përzierje flagrante në punët e të tjerëve. Aq më tepër kur ato janë me qëllime të caktuara tendencioze, përçarëse e ofenduese, tejkalojnë edhe nivelet skandaloze të të gjitha përmasave.

Ju lutem, si është e mundur që ekonomisti të gjykojë për mjekësi ose për arsim, si dhe ansjelltas, kurse kompetentët të bëjnë “seri” nga tribuna. Derisa po ndodh kjo, shumë prej tyre bëhen opinionistē të zhurmshëm dhe ekspertë në emër të gjithologjisë, gjendje e cila shkakton rrëmujë, ngecje dhe prapambeturi në të gjitha aspektet e shoqërisë.

Madje, kur flitet kështu edhe për fe dhe për çdo çështje personale siç është edhe shamia, dhe jo vetëm, kjo përbën shkelje të çdo kodi moral, njerëzor, kombëtar e fetar.

Ju lutem, lërini të flasin, të gjykojnë e vendosin kompetentët profesionistë e përgjegjës, të ditur e të mirëfilltë për çështjet përkatëse, përndryshe siç thonë të urtit: “Nëse do të shkatërrosh një popull, lëri të vendosin jokompetentët”.

Krijuesi i botëve urdhëroi:
“Pyetni të diturit, nëse ju nuk dini!”
(Kuran, El Enbija: 7)

Faleminderit!

Nga: Prof. Adnan Simnica