Bayer Leverkuseni do të duhet të bëjë pa yllin kryesor të tyre, Florian Wirtz.
Gjermani, kishte pësuar një lëndim në kyçin e këmbës së majtë në ndeshjen e së shtunës ndaj Werder Bremenit.
Wirtz, do të jetë për disa javë jashtë fushave të blerta.
Kjo është një goditje për Leverkusenin, pasi që do të humbasë edhe ndeshjen e 1/8-tave të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut.
Wirtz, këtë sezon ka bërë 39 paraqitje dhe ka shënuar 15 gola dhe 13 asistime për kampionin në fuqi të Gjermanisë.








