Lewandowski: Të luash me Messin te Barcelona do të ishte një ëndërr

Robert Lewandowski pranoi se do të ishte ëndërr të luante me Lionel Messin kur u pyet për rikthimin e mundshëm të argjentinasit në Barcelonë.

Në një intervistë të marrë me gazetën spanjolle ‘Marca’, Lewandowski zbuloi se si po përshtatet me jetën në ‘Camp Nou’, pasi u transferua te Barça nga Bayern Munich në verë, përcjell lajmi.net.

Sulmuesi u pyet gjithashtu për rikthimin e mundshëm të Messit në Barça dhe pranoi se ai do të mirëpriste mundësinë për t’u rreshtuar përkrah yllit argjentinas.

“Messi është absolutisht i shkëlqyer me pasimet e mahnitshme që i bën. Nëse mendoni për Messin, ai ka këtë lidhje të shkëlqyer me sulmuesit. Ai di ta vendosë topin në kuadrat, mes rreshtave… ai është më i miri në botë për këtë.

Nuk e di se çfarë po ndodh tani, por për një sulmues, do të ishte një ëndërr të luante me Lionel Messin me siguri”, tha ylli polak.

Polonia e Lewandowski dhe kapiteni i Argjentinës Messi do të përballen me njëri-tjetrin në Grupin C në Kupën e Botës, i cili përfshin gjithashtu Arabinë Saudite dhe Meksikën.

Për turneun e ardhshëm në Katar, Lewandowski tha: “Është një sfidë e madhe dhe është një grup shumë i vështirë – çdo ndeshje do të jetë e vështirë. Mendoj se Argjentina me Messin janë një nga favoritët për të fituar Kupën e Botës. Ata nuk kanë humbur në 30 ndeshje; ata luajnë mirë dhe mund ta shihni se janë një ekip vërtet i mirë”.