Lexohen lutje në gjithë Turqinë për Xhaminë Al-Aksa

Të hënen pas namazit të drekës, në të gjitha xhamitë e Turqisë janë lexuar lutje për shpëtimin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur para gazetarëve në provincën veriperëndimore Sakarya, kreu i Kryesisë së Çështjeve Fetare (Diyanet), Ali Erbaş, tha se lutje dhe salavate do të lexohen në gjithë vendin.

Lutjet e tilla lexohen tradicionalisht nga altoparlantët e xhamive për të njoftuar funeralet, megjithatë, gjatë epokës osmane, ato u bënë për të njoftuar kohë të vështirë gjatë luftërave.

Erbaş tha se “pushtimi i shtetit terrorist Izraelit është në përpjekjen më të shëmtuar kundër Xhamisë Al-Aksa” që ndodhet në Qytetin e Vjetër të Kudsit dhe i dënoi sulmet.

Sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, të paktën 300 njerëz u plagosën pasi policia izraelite sulmoi sot në Xhaminë Al-Aksa dhe palestinezët që ishin në roje për të parandaluar bastisjet nga hebrenjtë ekstremistë.

Më parë, hebrenjtë ekstremistë bënë thirrje për një bastisje në Xhaminë Al-Aksa për të festuar përvjetorin e Luftës Gjashtëditore në vitin 1967, kur Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, si “Dita e Kudsit” sipas kalendarit hebraik. /aa