Linksys lançon routerët e parë mesh Wi-Fi 7

Sistemi mesh mund të lidhet me deri në 200 pajisje për nyje ku secila nyje ofron një mbulim prej 278m2.

Linksys lançoi routerin e parë mesh Wi-Fi 7, Velop Pro 7. Fuqizuar nga platforma Qualcomm Networking Pro 620, Linksys thotë se ky sistem routerësh ofron stabilitet sikur të ishit i lidhur me një kabëll dhe jo valë.

Sistemi mesh mund të lidhet me deri në 200 pajisje për nyje ku secila nyje ofron një mbulim prej 278m2.

Sipas Linksys këto routerë përdorin një teknologji të zhvilluar prej kompanisë quajtur Continous Mesh dhe në mënyrë të vazhdueshme optimizon sistem për të përballur numrin e lartë të pajisjeve apo shpejtësinë e shtuar.

Kompania thotë se kjo e bën Velop Pro 7 veçanërisht të dobishëm për pajisjet AR/VR si Meta Quest 3.

Sistem mesh janë acaruese për tu instaluar sidomos kur duhen lidhur disa nyje por Linksys pretendon se produkti më i ri mund të konfigurohet në vetëm 10 minuta.

Madje shkon më tutje duke thënë se procesi i konfigurimit të parë është 70 përqind më i shpejtë krahasuar me sistemet e tjera Linksys. Është një sistem tri-band dhe integrohet me aplikacionin Linksys.

Velop Pro 7 është në shitje nga dita e sotme dhe vetëm një nyje kushton 400 dollarë ndërsa tre prej tyre blera së bashku shkojnë deri në 1000 dollarë.