Ballina Sport Futboll Lionel Messi mund të rikthehet te Barcelona

Lionel Messi mund të rikthehet te Barcelona

Lionel Messi është një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohëve.

“La Pulga”, pa dyshim është sinonim i historisë moderne të Barcelonës, i cili ende shihet si i “papërsëritshëm” për tifozët katalunas.

Mirëpo siç raporton gazetari Alex Candal, argjentinasi pritet që të bëjë rikthimin e bujshëm të tij të Barcelona në verë.

Po i njëjti gazetar kishte raportuar për transferimin e tij në Inter Miami, në vitin 2023.

“Kush ishte i pari që tha se Leo Messi po shkonte në Inter Miami? Unë… apo jo? Dhe tani po ju them: Ai po kthehet në Barcelonë”, u shpreh Candal.

Messi, kishte qenë pjesë e Barcelonës që nga mosha 14-vjeçare, ku ka qenë pjesë e akademisë së famshme “La Masia”.

Ai më pas bëri debutimin për skuadrën e parë në vitin 2004, ku që nga atëherë arriti të shpallej golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve te Barcelona, ku shënoi 672 gola dhe 303 asistime në 772 paraqitjet e tij, ku fitoi gjithçka./