Paritë politike kanë publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Në listat e publikuara nga partitë politike ka pak emra të rinj, në krahasim me zgjedhjet e fundit të shkurtit.
LVV në listë ka vendosur Andin Hotin dhe Rufki Sumën.
Listës i prin Albin Kurti, kandidat për kryeministër, ndërsa në 10 e parë janë edhe Glauk konjufca,Donika Gërvalla-Schwarz , Avni Dehari,Albulena Haxhiu,Hekuran Murati,Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari Lila, Hajrulla Çeku,Shqipe Mehmeti Selimi.

Listës së PDK-së i prin Bedri Hamza, kandidat për kryeministër i cili ka thënë se me mbi 50 kandidatë nga kjo listë garojnë për herë të parë.
Dhjetësha e parë e PDK-së: Bedri Hamza, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Arben Mustafa, Besa Kabashi Ramaj, Rrahman Rama, Eman Rrahmani, Sala Jashari dhe Kujtim Gashi.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku se lista e tyre është e së ardhmes me njerëz të dëshmuar.
Dhjetë të parët në listë janë: Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Doarsa Kica-Xhelili, Lutfi Haziri, Anton Quni, Jehona Lushaku –Sadriu, Ferdi Agani.
LDK la jashtë Agim Veliun, ndërsa si emra të rinj në garë janë, Ukë Rugova, Adelina Thaçi, Ermal Sadiku.

AAK në listë ka futur Agim Çekun, ish-kryeministër i Kosovës.
Dhjetë të parët në listën e AAK-së janë, Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Bekë Berisha, Arbër Tolaj, Albana Bytyqi, Pal Lekaj, Gani Dreshaj, Diellza Kukaj dhe Agim Çeku.

Edhe Nisma Socialdemokrate ka në listë 110 deputetë.
Kreu i kësaj partie, Fatmir Limaj tha se nëse e kalojnë pragun do t’i bashkohen PDK-së në Kuvend.









