Liverpool deklason Man United

Liverpool e ka mposhtur 4-0 Manchester United në kuadër të xhiros së 34 të Premier League

Ishte treshja e sulmit që dhuroi spektakël në “Anfield Road”.

Salah shënoi dy herë, Mane një herë dhe Luiz Diaz një herë për t’ia rrënuar ëndrrat mysafirëve për një vend në pozitën e katërt, të paktën tash për tash.

Ndeshja u dominua fund e krye nga “Të Kuqtë” që e vazhdojnë ndjekjen e titullit të 20 në histori.

Në anën tjetër, Man Utd vazhdon të vuajë për rezultate pozitive.