Liverpool eliminon Arsenalin nga FA Cup

Skuadra e Arsenalit është eliminuar nga FA Cup, pasi u mposht 0 me 2 ndaj Liverpoolit.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi mbrojtësi Kiwior (autogol) në minutën e 80’të.

Kurse golin e fundit për ta vulosur fatin e këtij takimit e realizoi Luis Diaz.

Me këtë fitore, skuadra e Jurgen Klopp kualifikohet në raundin tjetër të FA Cup dhe pret shortin për ta mësuar kundërshtarin e radhës.

Në anën tjetër, kjo është humbja e tretë me radhë e Mikel Artetas në të gjitha garat me Arsenalin.

Kujtojmë që “Topçinjtë” vijnë pas dy humbjeve në Premier League, kundër Fulham dhe West Ham United./