Liverpool pa dy yje kundër Portos

Liverpool ka udhëtuar drejt Portugalisë për ndeshjen e kthimit kundër Portos me dy mungesa të mëdha.

Liverpool do të jetë pa Dejan Lovren dhe Alex Oxlade Chamberlian në ndeshjen e kthimit çerekfinale kundër Portos, që të mërkurën e zhvillon në Portugali.

Kjo dyshe nuk është paraqitur në stërvitjen e fundit të skuadrës, dhe nuk janë përfshirë në listën e Jurgen Klopp kundër Portos.

Lovren mungon shkaku i gjendjes shëndetësore dhe do të zëvendësohet nga Joel Matip, ndërsa Chamberlain nuk është ende i gatshëm me gjendjen fizike.

Liverpool ka epërsi 2:0 nga ndeshja e parë, dhe në Portugali do të kërkojë kalimin në gjysmëfinale.

Skuadra e Liverpoolit: Fabinho, Van Dijk, Wijnaldum, Milner, Keita, Firmino, Mane, Salah, Gomez, Alisson, Henderson, Sturridge, Moreno, Lallana, Mignolet, Shaqiri, Robertson, Origi, Matip, Kelleher, Alexander-Arnold.