Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore me rezultatin 0:2 ndaj West Ham Unitedit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Premier League.
Dy golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e dytë.
Fillimisht shënoi sulmuesi suedez, Alexander Isak në minutën e 60’të dhe më pas Cody Gakpo në fundin e ndeshjes për 0:2.
Me këtë fitore, Liverpooli shkon në kuotën e 21 pikëve në pozitën e 8-të.








