Liverpooli kalon në finalen e Carabao Cup

Liverpuli është finalisti i dytë i Carabao Cup, për sezonin 2024/25.

Në ndeshjen e dytë gjysëmfinale, Liverpuli shënoi fitore bindëse ndaj Tottenhamit, me rezultat 4-0, duke përmbysur rezultatin 0-1 nga ndeshja e parë.

Cody Gakpo hapi serinë e golave në minutën e 34-të. Me rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë.

Mohamed Salah dyfishoi rezultatin, pasi u tregua i sakt nga penalltia, në minutën e 51-t1%.

Dominik Szoboszlai shënoi golin e tretë në minutën e 75-të.

Pesë minuta më vonë, ishte radha e Virgil van Dijk, i cili vulosi rezultatin përfundimtar.

Në finale, Liverpuli do të përballet me Newcastle United, e cila eliminoi skuadrën e Arsenalit.