Liverpooli mposht 2-0 Villarrealin

Liverpooli e ka mposhtur Villarealin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League.

Ndeshja në “Anfield Road” nuk pati shumë histori, përkundër që golat u shënuan tek në pjesën e dytë.

“Të Kuqtë” dominuan tërë takimin dhe për ta kurorëzuar këtë me fitore menduan Jordan Henderson dhe Sadio Mane që shënua brenda dy minutave për t’ia dhënë skuadrës së tyre avantazhin solid.

Në anën tjetër, djemtë e Unai Emery nuk arritën ta shënojnë as golin e ngushtimit të epërsisë, transmeton lajmi.net.

Ndeshja kthyese në Spanjë luhet të martën e ardhshme në orën 21:00, me “The Reds” dukshëm më të favorizuar për të shkuar tutje.

“Good Ebeningu” i famshëm i Emerys është gati për t’u kthyer në “Good night” që nënkupton përshëndetje me luftën për një vend në finale.