Liverpooli mposhtet nga ekipi që po lufton për mbijetesë

Liverpooli ka pësuar humbje nga AFC Bournemouthi, me rezultat 0-1, në kuadër të xhiros së 26-të në Premier League.

Golin e vetëm dhe të fitores për “Qershitë” e shënoi Philip Billing, në minutën e 28’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Mohamed Salah pati një mundësi ideale për ta barazuar rezultatin, por e huqi penalltinë. Liverpooli pati edhe disa raste ta barazojë rezultatin, por ishin të pasaktë para portës.

Kështu Bournemouthi pas fitores kalon në vendin e 16-të me 24 pikë, pas 26 ndeshjeve.

Ndërkohë Liverpooli renditet në pozitën e pestë me 42 sosh.