Logitech rifreskon mausin popullor gaming

Linja e re quhet G502 X dhe vjen me një version me kabëll, një version wireless dhe një version me kabëll dhe drita RGB.

Logitech ka rifreskuar mausin ikonik gaming, G502, me materiale më të lehta dhe funksionalitete të reja duke ruajtur dizajnin e tij.

Linja e re quhet G502 X dhe vjen me një version me kabëll, një version wireless dhe një version me kabëll dhe drita RGB.

Pesha e mausit është vetëm 80 gram. Varianti wireless ka një protokoll të ri wireless Lightspeed i cili siguron përgjigje deri në 68% më të lartë sesa gjenerata e kaluar.

Të tre versionet përdorin butona mekanikë dhe sensori Hero 25K gaming garanton shpejtësi dhe saktësi.

Madje ka një buton DPI i me të cilin programoni lëvizjen e mausit, më shpejtë apo më ngadalë.

G502 X do të shitet në dy ngjyra, bardhë dhe zezë. Modeli me kabëll fillon nga 80 dollarë, wireless nga 140 dollarë dhe me RGB nga 160 dollarë. /PCWorld Albanian