Logoja e re e KIA është një prej dështimeve më spektakolare në dizajn

Ribrandimi i Kia në 2021 shkaktoi konfuzion të madh tek drejtuesit e makinave të cilët besojnë se ajo lexon KN në vend të KIA.

Çdo dizajner e di mjaft mirë rëndësinë e njohjes të markës dhe logot e makinave janë disa prej markave më të njohura në botë. Megjithatë të dhënat nga Google Search tregojnë se logoja e të paktën një prodhuesi makinash e cila kaloi nëpër një ridizajnim nuk po jep rezultatet e pritura.

KIA zbuloi logon e saj të re vitin e kaluar duke u distancuar përgjithnjë nga loja e vjetër fëmijërore me tekst 3D në favor të një dizajn të rrafshët.

Por dy vite më pas, ligjshmëria e saj po vihet në diskutime e të dhënat e provojnë këtë.

Ribrandimi i KIA në 2021 shkaktoi konfuzion të madh tek drejtuesit e makinave të cilët besojnë se ajo lexon KN në vend të KIA.

Shumë njerëzve, afro 30 mijë, po kërkojnë në Google terma si “makina KN” çdo muaj. Trendi filloi në fillim të 2021 ku logoja e re e KIA u zbulua mes fishekzjarrësh dhe dronësh. Por sapo ajo u bë publike, kërkimet KN filluan.

Në të vërtetë loja e re e KIA u vlerësua duke nisur nga stili dhe teksti serif i aplikuar që duket si një valë shpejtësie. Megjithatë kritikët e dinin se ishte logoja e KIA ajo që po shihnin, ndërsa shumica e njerëzve jo.

Dështime të këtyre përmasave me logot kanë ekzistuar përherë. Radhën tjetër që do të ridizajnojnë logon, dizajnerët e Kia fillimisht duhet tu hyjnë udhëzuesve për mënyrën e dizajnimit të një logoje. /PCWorld Albanian