Lojtarët e Interit lirohen nga karantina

NAPLES, ITALY - JANUARY 06: Lautaro Martinez and Romelu Lukaku of FC Internazionale celebrate the 1-3 goal scored by Lautaro Martinez during the Serie A match between SSC Napoli and FC Internazionale at Stadio San Paolo on January 06, 2020 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Lojtarët e Inter tashmë janë liruar nga karantina.

Pas më shumë se dy javëve pa simptoma të koronavirusit, lojtarët e skuadrës së Inter janë të liruar nga karantina.

Sigurisht, ata duhet t’iu përmbahen rregullave të caktuara nga qeveria italiane, por nuk do të jenë të izoluar sikur më parë.

Ata tashmë mund të lënë shtëpitë e tyre për aktivitete esenciale sikur ato që lidhen me blerjen e gjërave ushqimore dhe raste të ngjashme, transmeton lajmi.net.

Asnjë nga lojtarët nuk ka treguar simptoma të Covid19, dhe ky është lajm i mirë.

Lojtarët e Inter nuk do të mund të stërviten, deri kur vendimi i radhës rreth suspendimit të futbollit italian të hyjë në fuqi.