Lufta mund të ndalojë eksportet e drithit nga Ukraina

Ukraina mund të mos prodhojë produkte të mjaftueshme ushqimore për t’i eksportuar gjatë këtij viti, nëse ndërpritet procesi i mbjelljes së tokave bujqësore nga pushtimi rus.

Kështu tha të shtunën këshilltari presidencial ukrainas, Oleh Ustenko.

“Ukraina ka rezerva të mjaftueshme të drithit dhe ushqimit për një vit, por nëse lufta vazhdon…. Ukraina nuk do të jetë në gjendje të eksportojë drithëra në botë dhe do të ketë probleme”, tha ai.

Ustenko shtoi se Ukraina është eksportuesja e pestë më e madhe në botë e grurit. /rel