
Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, ka deklaruar se presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, duhet të përballet me drejtësinë në Venezuelë dhe jo në Shtetet e Bashkuara.
Lula theksoi se fati i liderit venezuelian duhet të vendoset nga “populli i Venezuelës” dhe jo përmes ndërhyrjes së huaj. Ai shtoi se parimi i sovranitetit kombëtar duhet të respektohet dhe se çdo proces gjyqësor duhet të zhvillohet në territorin venezuelian.
Deklarata e tij vjen në një kohë tensionesh diplomatike lidhur me çështjen e përgjegjësisë ligjore të Maduros dhe rolin e Shteteve të Bashkuara në këtë proces. /mesazhi







