Lule kungulleshkash të mbushura – Dy mënyra të përgatitjes së tyre

Lulet e kungulleshkave të mbushura e më pas të pjekura, kanë një shije vërterë speciale.

Në recetën e sotme Mesazhi.com ju njeh me dy mënyra të përgatitjes së tyre: të skuqura në vaj dhe të gatuara në furrë.

Le të përgatisim së bashku këtë meze të shijshme, perfekte për t’u shërbyer në këtë stinë.

Përbërësit

    • 8 lule kungulleshkash
    • 100 gr gjizë
    • 40 g sallam mortadella
    • 6 ullinj
    • 2 vezë
    • Kripë për shije
    • Thërrime buke

      Përgatitja

Lulet e kungujve i pastrojmë duke hequr bishtin e brendshëm dhe pjesën e fundit të kërcellit.

Më pas vazhdoni duke prerë mortadelën në kubikë dhe vendoseni në një tas. Shtoni aty gjizën, ullinjtë e pastruar nga bërthama dhe pak kripë.

Përziejeni masën dhe filloni të mbushni lulet e kungujve me nga dy lugë çaji mbushje. Mbështillni majën e luleve për t’i mbyllur.

Në një enë hidhni thërrimet e bukës dhe në një enë tjeter vezët e rrahura.

Lyejini lulet e mbushura të kungujve fillimisht në enën me vezë dhe më pas tek thërrimet e bukës.

Skuqini në një tigan me pak vaj ulliri derisa të bëhen krokante. Ndërsa për t’i pjekur në furrë, koha e gatimit është 20 minuta në 200 °C.

Provojeni recetën dhe na tregoni nëse i preferoni të skuqura apo të pjekura.